Vjen ‘Karadayi’ në RTV21

karadayi-diziNë kanalin RTV21 ka nisur të shfaqet seriali turk ‘Karadayi’.

Seriali në prodhim të Ay Yapim dhe nga producenti Kerem Çatay tregon storien për Mahirin, një këpucëtar i cili detyrohet të tejkaloj kufijtë e arsyes për të shpëtuar babanë e tij të akuzuar padrejtësisht, në një komplet hakmarrjeje.

Në rolet kryesore vijnë Kenan İmirzalıoğlu (Aci Hayat, Ezel), Bergüzar Korel (Binbir Gece), dhe Çetin Tekindor.

Seriali transmetohet nga e hëna deri të premten në ora 20:05 në RTV21 dhe RTV21 HD.