Sulltani – Shekulli i madhërishëm

Titulli origjinal: Muhtesem Yuzyil

Formati: Histori fiktive

Kompania prodhuese: Tims Production

Kanali origjinal: Show TV (2011), Star TV (2012)

Kohëzgjatja origjinale: 5 janar 2011 -

Numri i episodeve: 40 (vazhdon)

Producent: Timur Savci

Regjia: Yagmur Taylan, Durul Taylan

Rolet kryesore: Halit Ergenç, Nur Fettahoglu, Meryem Uzerli, Nebahat Çehre, Okan Yalabik, Selma Ergeç, Sema Keçik, Filiz Ahmet, Selim Bayraktar, Engin Gunadyin, Alp Oyken, Burak Ozçivit

 

Një tregim dashurie që luan me fatin e një perandorie. Ky është një tregim i asaj që ndodh pas dyerve të sarajeve në kohën më të shndritshme të perandorisë Osmane.

Kjo kohë referohet sundimit të Sulltan Sylejmanit – të madhërishëm, dhe tregon intrigat që ndodhin në haremin dhe sarajin e tij.

Në moshën 26 vjeçare, sulltan Sylejmani fillon sundimin e tij në rrugë për të ndërtuar një perandori që kalon gjithçka në këtë botë për nga forca, edhe atë të Aleksandrit të Maqedonisë.

Gjatë 46 viteve të sundimit, Sylejmani u bë i njohur si luftëtari më i madh dhe sunduesi i Lindjes dhe Perëndimit. Pasi njoftohet për kurorëzimin e tij si sulltan, ai lë gruan e tij Mahidervranen dhe të birin, princin Mustafa në pallatin e tij në Manisa, dhe i shoqëruar nga ndihmësi i tij Pargali Ibrahim, merr rrugën për pallatin Topkapi.

Derisa është në rrugë, një anije Osmane vjen nga Krimea përtej Detit të Zi, duke sjell skllave si dhuratë për pallatin Osman. Në këtë anije gjendet edhe Alexandra La Rossa, e bija e një prifti ortodoks ukrainas. Ajo ka qenë e kidnapuar nga familja e saj dhe është shitur në pallat si skllave, e më pas do të ndërroj emrin në Hurrem, duke marrë edhe zemrën e sulltanit për tu bërë gruaja e tij.

Ky serial televiziv fokusohet në lidhjet ndërmjet anëtarëve të pallatit në këtë kohë, në veçanti në romancat dhe rivalitet që ndodhin brenda pallatit. Xhelozia ndërmjet Hyrremes dhe Mahidervanit, ngritja e Hyrrem në postin e gruas të preferuar të Sylejmanit derisa është shpatëzën me djalin e tij, rënia e saj nga kjo pozitë pas lindjes së saj, dhe kthimi i saj eventual në mëshirë, janë subjekti kryesor i serialit. Në mesin e temave që trajtohen janë edhe dashuria ndërmjet Vezirit të madh dhe njërës nga zonjushat e pallatit si dhe tensioni ndërmjet Evropës së Krishterë dhe Perandorisë Osmane.


Comments

  1. esht ne serial i shum i mrekullueshm por ibrahimi esht njeri pre te cileve essh me i keqi

  2. ok hyrrem shu shum e mir edhe trimeresh shum ja ha loqken

  3. pernime aaaaaaaaaa
    mahankshi mutin krejt gyle gyle i love mustafa i love esma i love hyrrem i love leo