Seriali ‘Transporter’ në shtrirje globale

Seriali i bazuar në filmin e njohur të Luc Besson ‘Transporter’ ka siguruar transmetues në vende të ndryshme anembanë botës.

Pas debutimit solid në kanalin gjerman RTL ku siguroi 4.01 milionë shikues dhe 17.3% të demografisë 14-49 vjeç, seriali po vazhdon të gjej strehë në shumë kanale tjera evropiane. ATV turk dhe RTL Klub hungarez janë ndër kanalet e reja që do të transmetojnë këtë serial, bashkë-produksion i disa shtëpive filmike. Në Francë seriali do të transmetohet në M6, në Itali në Mediaset, në Spanjë në Antena 3 derisa HBO/Cinemax do ta shfaqin serialin në SHBA.

Chris Vance reprizën rolin e Frank Martin, një ish ushtar i Forcave Speciale i cili punon si transporter, rol të cilin e portretizonte Jason Statham në serinë e filmave. Premiera e serialit ka qenë në kanalin gjerman RTL, derisa 12 episodet e sezonit të parë do të fillojnë të shfaqen në Francë në fund të këtij viti, derisa në SHBA do të nis në fillim të vitit 2013.