Në RTV21 nis Fatmagyl

Duke filluar nga sonte në RTV21 në ora 20:05 në RTV21 nis seriali i ri turk ‘Fatmagyl’ (Fatmagül’ün Suçu Ne?).

Seriali flet për një vajzë të dhunuar e cila më pas detyrohet të martohet me njërin nga dhunuesit. Pasi kupton që ai nuk ka qenë në fakt pjesë e krimit ndërmjet tyre lind një dashuri.

Në rolet kryesore luajnë Beren Saat, Engin Akyürek, e Sumru Yavrucuk.

Fatmagyl është një prodhim i kompanisë Ay Yapim që ka sjell tituj si Ezel, Menekshe e Halili, Aşk-ı Memnu etj. Fytyrat që shfaqen në serial janë kryesisht të reja në televizionet kombëtare kosovare, por janë shfaqur në kanalet tjera në Shqipëri dhe Maqedoni.

Një ndryshim tjetër është shfaqja e serialit pesë herë në javë, përfshirë edhe të hënën që nuk ka qenë rast deri më tani.

Seriali ka 80 episode të cilat sigurisht do të ndahen në nga dy pjesë, kuptohet nëse ka ndonjë program në RTV21 nga ora 21:15-21:20.

Share this post: