Në RTK nis programi i pasdites Imazh

Duke filluar nga sot, 28 maj 2012, çdo pasdite gjatë javës në RTK nga ora 16:00 do të shfaqet programi i pasdites me titullin Imazh. Redaktor i emisionit është spikeri i njohur, Resul Sinani i cili do të jetë edhe në treshen prezantuese së bashku me Fitore Rexhepin dhe Kaltrina Ajetin.

Emisioni do të përmbledh tema nga sfera të ndryshme të jetës dhe do të ndahet në dy pjesë/orë. në pjesën e parë do të jetë program magazinë, derisa ora e dytë që nis pas përfundimit të Info është pjesë tematike ku do të elaborohen tema në lidhje me interesin e shikueseve.

Në episodin e parë, sot nga ora 16:00 do të debatohet për “Orientimi profesional.” Mysafirë do të jenë Nehat Mustafa nga Ministria e Arsimit, Halim Hyseni – ekspert i arsimit, Jehona Syla dhe Edon Xharra. Në publikë do të jenë nxënësit nga gjimnazi Xhevdet Doda.

Më shumë për emisionin mund të gjeni në faqen specifike për emision në uebfaqen tonë, në RTK dhe në grupin zyrtar në Facebook. /Telekomanda/

Share this post: