Në KTV nisi Lale Devri

Seriali Lale do të shfaqet nga e hëna deri të enjten në KTV në ora 21:15. Seriali në origjinal quhet Lale Devri (shqip – Periudha e tulipanëve), por, nuk ka të bëj asgjë me këtë periudhë që njihet si pjesë e historisë otomane. Filmi përcjell dy familje. E para, një familje nga Anadolu, që nga Kajseri është shpërngulur në Stamboll, punët e së cilës po shkojnë për mrekulli, familje për të cilën po fillon një periudhë lulëzimi, një periudhë e tulipanëve. Në anën tjetër është një familje e ngritur nga Stambolli që është në prag të një periudhe të errët pas përfundimit të periudhës së tulipanëve. Dashuria dhe puna do të kryqëzojë rrugët e këtyre dy familjeve duke filluar një storie përplot intriga.

Familja Tashkëran nga Stambolli është një familje e një shtrese shoqërore të ngritur. Megjithatë problemet për ta sapo kanë filluar. Pas vdekjes së babai të familjes, Kemalit punët janë përkeqësuar dhe gjenden para përkeqësimit. Nëna e familjes po lufton për mbijetesë dhe për të mbajtur standardet e jetës që kishin deri më tani.

Në anën tjetër familja Ilgaz nga Kajseri nuk është e një shtrese shoqërore të ngritur. Nëna e familjes është një njeri që ka qejf të mbaj nën kontroll gjithçka derisa familja fillon të fitoj betejë pas betejë drejt suksesit.

Këto dy familje, përkundër dallimeve të shumta shoqërore do të filloj ti bashkoj dashuria e fëmijëve të tyre që nuk pritet mirë nga të dyja palët.

Në rolet kryesore luajnë Tolgahan Sayisman, ish-Mister Turqia dhe Bota në vitin 2005. Më herët ka patur role më të vogla në seriale si Esir Kalpler, Maçolar, Dicle, Hepsi bir, Acemi Cadi dhe Elveda Rumeli. Së bashku me të në rolet kryesore do të luaj edhe Emina Turkcan Sandal, gruaja e këngëtarit të njohur Mustafa Sandal, dhe motra e basketbollistit të kombëtares turke, Mirsad Turkcan. Këngëtarja me prejardhje nga rrethi i Novi Pazarit në vendet e ish-Jugosllavisë njihet si këngëtare e suksesshme ne emrin Emina Jahovic. Në rolet kryesore do të jetë edhe një ish-mis Turqia, Selen Soyder. Roli i parë i saj i madh ka qenë pikërisht në serialin Lale Devri dhe serialin tjetër binjak, Yer Gok Ask.

Më shumë për serialin, aktorët dhe episodet do të gjeni në ditët në vijuese në Telekomanda.

Share this post: