Drama e sulltanit zgjerohet

Seriali Muhtesem Yuzyil (Shekulli i mrekullueshëm) i bazuar në jetën e sulltanit Sulejman, liderit të perandorisë Otomane në shekullin e 16të po shënon sukses jo vetëm në tokën turke. Seriali së fundmi ka siguruar shfaqjen në kanalet Prva (Serbi, Mali i Zi) dhe Kanal 5 (Maqedoni). Këto kanale iu bashkohen kanaleve Domashny (Rusi), Markiza (Sllovaki), Lider TV (Azerbajxhan), Barrandov (Çeki), Kanal D (Rumani), Khabar (Kazakstan) dhe kanalit Albanian Screen në Shqipëri. Zgjerimi më i madh i serialit vjen fal kanalit Dubai TV që do të shfaq serialin në 22 vende arab-folëse. Premiera e serialit në shumicën e kanaleve do të ndodh me datën 21 dhjetor, deklaroi CEO i agjencisë që distribuon këtë serial, Izzet Pinto. Në Turqi seriali shfaqet në kanalin Show TV, ndërsa për sezonin pranveror do të transferohet në kanalin Star TV në pronë të kompanisë Dogus.

Për jetën e sulltanit Sulejman po interesohet edhe BBC. Në bashkëpunim me Starz, BBC Worldwide është duke prodhuar një seri gjashtë orëshe të quajtur Harem që do të përshkruaj jetën e sulltanit Sulejman dhe ngritjen e rënien e perandorisë Otomane. Ky do të jetë bashkëprodhimi i dytë i Starz dhe BBC Worldwide pas realizimit të serialit Torchwood: Miracle Day. Një projekt tjetër i këtyre dy kompanive është edhe seriali fantastiko-histori, Demonët e Da Vinçit që do të filloj prodhimin në fillim të vitit 2012.

 

Share this post: