Best of 2012 – TV, Seriale, Film

Është koha që të votoni dhe të zgjidhni më të mirët e këtij viti në film, televizion, dhe seriale. Janë dhjetëra pyetje në sondazhet e Telekomanda.com që realizohen në bashkëpunim me faqet partnere Shqipmedia e Media&Televizioni Sondazhe. Pos kontributit të lexuesve në përpilimin e kategorive dhe të nominuarve kanë kontribuar edhe njohës të mirë të këtyre fushave.

Tani nga data 10 dhjetor e hënë, deri në ora 23:55 të datës 24 dhjetor, e diel ju mund të votoni për të preferuarit tuaj në sondazh.

Sondazhi është i përbërë në katër pjesë: Film, TV kanalet, TV programet kosovare, dhe TV programet shqiptare. Ndasi e tillë, sidomos për këto dy pjesët e fundit është bërë pasi jo të gjithë banorët në Shqipëri mund të shohin kanalet kosovare, dhe as të gjithë kosovarët nuk mund të shohin të gjitha kanalet e televizioneve të Shqipërisë.

Përgjigjet mund ti jepni ndaras nëpër pjesët e lartpërmendura duke klikuar në linqet në vazhdim….

 

Best of 2012 – TV programet shqiptare

Best of 2012 – TV programet kosovare

Best of 2012 – TV kanalet

Best of 2012 – Film

 

Ose duke plotësuar sondazhin e plotë në linkun:

Best of 2012 – Total

 

Sondazhi është i njëjtë dhe pyetje nuk ndryshojnë njëra me tjetrën.

Vlerësimi juaj ka rëndësi prandaj mos hezitoni të votoni dhe të ftoni miqtë tuaj të votojnë.

Ju faleminderit

Stafi i Telekomanda.com